Nga Vendi
6 April 2026
Kaltrina Bytyqi thërret për protestë, studentët të mbrojnë të drejtat dhe identitetin

Nënkryetarja e Parlamentit dhe e asociacionit studentor pranë UEJL, Kaltrina Bytyqi, u është drejtuar qytetarëve dhe studentëve me një thirrje publike për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar në Shkup më 6 prill 2026.

Në mesazhin e saj, ajo e përshkroi protestën si një vazhdimësi të përpjekjeve historike të shqiptarëve për të drejtat e tyre, duke theksuar se nuk bëhet fjalë vetëm për një marshim simbolik, por për një zë të fuqishëm qytetar. “Protesta e nesërme nuk është vetëm një hapërrim nëpër rrugët e Shkupit, është jehona e një rruge të gjatë që populli shqiptar e ka bërë deri dje”, u shpreh Bytyqi.

Ajo nënvizoi se brezi i ri është vazhdim i sakrificave të mëhershme dhe se angazhimi qytetar është një detyrim ndaj historisë. “Ne jemi vazhdim i atyre që nuk u dorëzuan, zëri ynë sot është amaneti i tyre dje”, theksoi ajo, duke shtuar se pjesëmarrja në protestë lidhet drejtpërdrejt me kërkesën për barazi dhe trajtim të drejtë.

Në mesazhin e saj, Bytyqi ishte e prerë edhe për çështjen e identitetit dhe të drejtave gjuhësore, “Gjuha jonë nuk negociohet, e drejta jonë nuk shtyhet, sepse identiteti nuk kërkon leje, ai mbrohet”.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen, duke e cilësuar këtë moment si më shumë se një protestë, por si një përgjegjësi kolektive për të mbrojtur të drejtat e fituara.



Të ndryshme
Më shumë
A e ka ndërruar fenë Loredana30 August 2021
Në Studeniçan fiton Azem Sadiku31 October 2021
Gorrie, mjeku që zbuloi sistemin e ftohjes së ajrit11 July 2020