Nga Vendi
6 April 2026
Spiropali mbështet studentët në Shkup, protesta për gjuhën shqipe sinjal për mungesë zbatimi të të drejtave

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur mbështetjen e saj për studentët shqiptarë që protestojnë sot në Shkup në mbrojtje të gjuhës shqipe, duke e cilësuar këtë reagim si një tregues të qartë të boshllëkut mes ligjit dhe zbatimit të tij në praktikë.

Në reagimin e saj, Spiropali thekson se fakti që të drejtat e garantuara me Kushtetutë kërkohen përmes protestës tregon se ato nuk po jetohen në përditshmëri. Ajo shprehet se gjuha shqipe është një e drejtë themelore dhe nuk mund të jetë objekt diskutimi apo interpretimi institucional.

Sipas saj, protesta e studentëve përfaqëson më shumë se një reagim të momentit, është një thirrje për të forcuar standardet dhe për të garantuar barazinë në shoqëri. Ajo nënvizon se një shtet që respekton gjuhën, ndërton besim dhe stabilitet për të gjithë qytetarët.

Spiropali shton se kjo çështje nuk i përket vetëm shqiptarëve, por është një provë për funksionimin real të shtetit dhe përkushtimin ndaj vlerave europiane, veçanërisht për vendet që ndajnë aspirata të përbashkëta integruese.



Të ndryshme
Më shumë
Dokumenti i shtatorit 1999: Hashim Thaçi shkoi në Prekaz për të kërkuar mbështetje nga Rifat Jashari30 September 2025
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”19 September 2026
Enti i Statistikave nuk do të kërkojë vazhdimin e regjistrimit të popullsisë30 September 2021