Nga Rajoni
6 April 2026
Vjosa Osmani në mbështetje të studentëve shqiptarë, thirrje për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar publikisht duke dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë që po protestojnë për të drejtat e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Në mesazhin e saj, Osmani shprehu qëndrimin e qartë në përkrahje të kësaj kauze, “Në përkrahje të studentëve, në përkrahje të gjuhës shqipe, në përkrahje të motrave e vëllezërve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot e përherë”.

Reagimi i saj vjen në një moment kur studentët kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në proceset akademike, duke e kthyer këtë çështje në një debat më të gjerë mbi barazinë dhe të drejtat themelore.



Të ndryshme
Më shumë
Regjistruesit nuk dalin në terren! Simovski: Qeveria do të jep detaje 9 September 2021
Deri në orën 18:00, vetëm dy parti kanë dorëzuar ankesa në Gjykatën Adminisistrative21 July 2020
Naser Ziberi nga Kërçova: Fitorja jonë nuk është në dëm të qytetarëve por në dëm të LSDM-së dhe VMRO-së 4 July 2020