Nga Rajoni
27 July 2020
Thaçi e ekspozonë makinerinë ushtarake që Kosova e bleu nga amerikanët

Të shtunën ka arritur një kontingjent me automjete të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë blerë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Këto automjete, sot i ka ekspozuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaci ka njoftuar se edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti.

“Një takim informues sot kisha me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”. Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti. Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë! HTH”, ka shkruar ai./Gazeta Express



Të ndryshme
Më shumë
Rrëfimi tronditës i nënës së 20-vjeçarit që u vra në Velipojë30 June 2021
Zaev në Sofje, takohet me Borisovin17 June 2021
Ja kush do të jetë kandidati i BDI’së për kryeministër shqiptar24 June 2020