Nga Vendi
7 April 2026
Dauti: Ndërpritet seanca pasi kërkova material në gjuhën shqipe, përjetova presion në Kuvend

Deputetja Ilire Dauti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, krahu i Selës, ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, duke denoncuar, sipas saj, presion dhe pengim të ushtrimit të të drejtave të saj si përfaqësuese.

Dauti deklaroi se gjatë seancës ku pritej të diskutohej strategjia për parandalimin e dhunës, kërkesa e saj që materiali të sigurohej në gjuhën shqipe ka shkaktuar tensione. Ajo theksoi se është përballur me presion, duke shtuar se “u gjenda mes dhunës psikologjike, madje u kërkua të ndërhyjë sigurimi vetëm pse kërkova të drejtën që materiali të më sigurohet në gjuhën shqipe”.

Sipas saj, situata ngriti pikëpyetje mbi trajtimin e barabartë në institucione, “ndalesh e pyet veten pse duhet të jetë kështu në shtetin ku të gjitha obligimet i kemi njëjtë”, u shpreh deputetja.

Ajo shtoi se për shkak të rrethanave, ndërprerja e seancës ishte e pashmangshme, duke theksuar se reagimi i saj ndaj kësaj situate nuk do të ndalet.



Të ndryshme
Më shumë
Do ta zgjidh me babanë e Rogertit sipas Kanunit, i ati i Selin mesazh familjes së banorit15 March 2026
“Hëna luleshtrydhe”, të gjithë sytë nga qielli25 June 2021
Edi Kastrati takon nënën e sakrificës, Ferdonije Qerkezi... 20 October 2021