Nga Vendi
8 April 2026
Kapet kontrabandë me fruta dhe perime në Bogorodicë, sekuestrohen 12.5 ton mallra

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, autoritetet doganore të Maqedonisë së Veriut kanë zbuluar një rast të tentativës për kontrabandë me fruta dhe perime, duke sekuestruar gjithsej 12.5 ton mallra të padeklaruara.

Sipas Drejtorisë së Doganave, rasti është evidentuar gjatë kontrollit të një ngarkese në procedurë tranziti, ku janë konstatuar sasi të konsiderueshme produktesh që nuk figuronin në dokumentacionin përkatës doganor.

Në mesin e mallrave të konfiskuara janë mbi 3 ton avokado, rreth 2.5 ton speca djegës, 600 kilogramë brokoli, 2.3 ton luleshtrydhe, 3.3 ton kivi dhe 40 kilogramë kërpudha, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 1.4 milionë denarësh.

Autoritetet bëjnë të ditur se mallrat janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të dyshuar është ngritur kallëzim penal për veprën penale kontrabandë. Rasti po trajtohet nga Departamenti i Hetimeve pranë Drejtorisë së Doganave.



Të ndryshme
Më shumë
Danillovski: Pritet rritje e infektimeve me coronavirus 8 July 2021
Shtylla e dytë pensionale në qendër të debatit, fondet: Kursimet janë pronë personale dhe të trashëgueshme30 July 2026
Mickoski: Himni shtetëror duhet të intonohet në të gjitha shkollat e vendit, pavarërisht strukturës etnike të popullsisë12 September 2026