Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka përkujtuar 18-vjetorin e ndryshimit të statusit të misionit të saj diplomatik në Kosova, duke theksuar rëndësinë historike të këtij momenti në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në një reagim publik, ambasada rikujtoi se më 8 prill 2008, misioni amerikan në Prishtinë u shndërrua zyrtarisht nga Zyrë e SHBA-së në Ambasadë, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
“Me Kosovën zyrtarisht si shtet të pavarur dhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, hapi tjetër ishte të pasqyrohej kjo marrëdhënie në praninë tonë diplomatike”, thuhet në njoftim, duke shtuar se “më 8 prill 2008, statusi i misionit ndryshoi zyrtarisht nga Zyra e SHBA-së në Ambasadë të SHBA-së”.
Sipas ambasadës, ky zhvillim erdhi menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së vendit më 17 shkurt.
Ky përvjetor konsiderohet një moment reflektimi për partneritetin e vazhdueshëm ndërmjet dy shteteve dhe rolin e diplomacisë në forcimin e tij.