Nga Rajoni
8 April 2026
27 prilli vendos përballë drejtësisë Metën dhe Kryemadhin, caktohet seanca e parë

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të përballen me gjykimin në Gjykata e Posaçme, pasi është caktuar data për nisjen e procesit gjyqësor ndaj tyre dhe tre të pandehurve të tjerë.

Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, seanca e parë do të mbahet më 27 prill në orën 11:00. Të pandehurit akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjatë seancës paraprake, ata kanë mohuar akuzat dhe kanë deklaruar se procesi ndaj tyre është i motivuar politikisht.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka ka vendosur datën e nisjes së shqyrtimit në themel të çështjes.

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Në Shkup u themelua Lëvizja “Arbëria”, një organizim i ri politik 5 July 2025
Vitet nuk po ia lënë shenjë, Violetë Kukaj mahnitëse në fotot e fundit20 August 2021
“I lutesha Zotit, më lër të jetoj vajzën”, Xhensila rrëfehet si kurrë më parë 1 July 2021