Nga Rajoni
8 April 2026
Gjakovë: Babai ndalohet për 48 orë për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur

Një burrë është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur në Gjakovë. Prokuroria Themelore ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të kërkohet edhe paraburgimi i tij.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘Sulmi seksual’ dhe ndaj të njëjtit Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Rasti ka të bëjë me të mitur dhe raste me të mitur sipas dispozitave ligjore janë të mbyllura për publikun”, thuhet në njoftimin për Klankosova.tv.



Të ndryshme
Më shumë
Dita Ndërkombëtare e OKB-së24 October 2025
Simovski: Rezultatet e regjistrimit do të dalin në muajin mars19 October 2021
Katër viktima dhe 78 raste të reja me Covid-19, shërohen 40 pacientë24 August 2020