Nga Rajoni
8 April 2026
Albulena Haxhiu takon delegacionin e Luginës, diskutohet bashkëpunimi dhe sfidat

Sot ushtryesja e detyrës së presidentes së Kosovës dhe kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim deputetin shqiptar nga Lugina, Shaip Kamberi, dhe kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, së bashku me një delegacion nga Lugina.

Në fokus të bisedimeve ishte mbështetja e institucioneve për Luginën në fushat e arsimit, kulturës dhe institucioneve, duke përfshirë edhe përkrahjen për studentët dhe specializantët. U diskutua gjithashtu thellimi i bashkëpunimit dhe roli i Kuvendit në adresimin e sfidave me të cilat përballen shqiptarët, përfshirë pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave të fituara në Kosovë, gjuhën e urrejtjes dhe pengimin e fondeve.

“U dakorduam që të vazhdojmë angazhimin institucional për të adresuar këto sfida dhe për të avancuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë”, theksoi Haxhiu.



Të ndryshme
Më shumë
Gjynah, je zverdhur'- Julin debaton me Meritonin: Biri im...jo me babin16 January 2024
Mickoski paralajmëron rritje pagash, deri në 40% më shumë për administratën në dy vite27 March 2026
Ali Ahmeti, për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Beteja do të vazhdojë në Gjykatën e Apelit16 September 2026