Nga Vendi
9 April 2026
Bien lejet e ndërtimit, por rritet ndjeshëm vlera e investimeve në shkurt 2026

Numri i lejeve të ndërtimit në muajin shkurt 2026 ka shënuar rënie prej 10.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa janë dhënë gjithsej 244 leje, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.

Megjithatë, ndryshe nga rënia e numrit të lejeve, vlera e përgjithshme e objekteve të planifikuara ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në 14 476 578 mijë denarë, apo 195.4 për qind më shumë se në shkurt 2025.

Nga Enti Shtetëror i Statistikave theksojnë se “rritja e vlerës vjen si rezultat i faktit se në periudhën referuese është lëshuar leje ndërtimi për park me erë për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me kapacitet deri në 132 MW, në territorin e Komunës së Shtipit, Komunës së Radovishit dhe Komunës së Karbincit”.

Sa i përket strukturës, 70.9 për qind e lejeve janë për objekte të ndërtimit të lartë, 10.2 për qind për objekte të ndërtimit të ulët, ndërsa 18.9 për qind për rindërtim. Në shumicën e rasteve, investitorë janë persona fizikë, që përbëjnë 71.3 për qind, ndërsa pjesa tjetër janë subjekte afariste.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjatë kësaj periudhe është planifikuar ndërtimi i 309 banesave, me një sipërfaqe totale prej 36 919 metrash katrorë.



Të ndryshme
Më shumë
Policia e Kosovës deklarohet për arrestimin e Fjolla Morinës19 July 2021
“Rikonstruimi” i Qeverisë, nuk ka pozitë shtesë për Alternativën13 November 2025
Pse duhet te mbani kripë me vete në rast rreziku?21 September 2021