Sport
9 April 2026
Shqipëria e nis me barazim ndaj Qipros, rastet e humbura i mohojnë fitoren

Kombëtarja shqiptare e futsallit ka nisur me barazim 2-2 përballë Qipros rrugëtimin në raundin paraeliminator të Grupit E për Kupën e Botës, në një ndeshje të zhvilluar në Parkun Olimpik të Tiranës.

Skuadra e drejtuar nga Erind Resuli tregoi epërsi në lojë dhe krijoi më shumë raste, por nuk arriti të marrë tre pikët. Shqipëria kaloi e para në avantazh me golin e Halim Selmanajt, ndërsa Qipro reagoi shpejt duke barazuar dhe më pas duke përmbysur rezultatin.

Reagimi i kuqezinjve erdhi menjëherë, me Fabiano Tafën që riktheu baraspeshën për 2-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Në pjesën e dytë, Shqipëria ushtroi presion të vazhdueshëm dhe iu afrua disa herë golit të fitores, por mungesa e konkretizimit dhe një shtyllë në minutat e fundit i mohuan suksesin.

Kuqezinjtë do të rikthehen në fushë në ndeshjen e radhës ndaj San Marinos, ku do të synojnë fitoren e parë në grup.

Burimi: Federata Shqiptare e Futbollit



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti kujton Epopenë e Dukagjinit, thirrje për ruajtjen e amanetit të dëshmorëve25 March 2026
Momente tmerri! Nënat afgane hedhin foshnjat mbi telat me gjemba, u përgjërohen amerikanëve ti marrin19 August 2021
MASH Maqedoni: Reforma fillon më 1 shtator me materiale të reja mësimore dhe libra digjitalë 1 July 2021