Nga Bota
12 April 2026
Trump: NATO dhe aleatët do të ndihmojnë në “pastrimin” e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se NATO dhe aleatët e saj janë angazhuar për të ndihmuar në “pastrimin” e Ngushticës së Hormuzit, pas njoftimeve për masa që lidhen me sigurinë në këtë rrugë strategjike detare.

Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë “shumë të zhgënjyera me NATO-n”, por shtoi se tani aleanca po bashkëpunon për ndërhyrje teknike në zonë, duke thënë, “Nuk do të marrë shumë kohë për ta pastruar, kështu që do ta pastrojmë ngushticën”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se SHBA do të dërgojë mjete për pastrimin e minave detare, ndërsa theksoi se edhe Britania e Madhe dhe disa vende të tjera anëtare të NATO-s do të marrin pjesë në operacion.

“Kuptoj se Britania dhe disa vende të tjera po dërgojnë mjete pastrimi të minave”, u shpreh Trump.



Të ndryshme
Më shumë
Spasovski për legalizimin e marihuanës: Duhet të shohim se çka fitojmë dhe çka humbim11 December 2020
UEFA kërcënon me bojkot të Kupës së Botës, përplasje e hapur me FIFA-n për planin e privatizimit30 July 2026
Deri më tani, nuk ka ankesa në KSHZ për procedurën e votimit dhe rezultatet19 October 2021