Nga Rajoni
12 April 2026
Identiteti digjital drejt zbatimit, projektligji synon zëvendësimin e kartave fizike

Qeveria shqiptare po avancon drejt transformimit digjital të identifikimit të qytetarëve, përmes një projektligji të ridepozituar që parashikon krijimin e portofolit të identitetit elektronik. Ky sistem synon të zëvendësojë gradualisht dokumentet fizike, duke i transferuar ato në pajisjet personale.

Sipas dokumentit, qytetarët do të kenë mundësi të identifikohen, të nënshkruajnë dokumente dhe të kryejnë shërbime online me vlefshmëri të plotë ligjore, njësoj si me kartat tradicionale. “Mungesa e një ligji të konsoliduar që të përcaktojë rregulla të qarta për njohjen reciproke të identifikimit elektronik dhe përputhjen me standardet e Bashkimit Evropian nxjerr në pah nevojën për një kuadër të ri ligjor”, thuhet nga Këshilli i Ministrave.

Megjithatë, implementimi i këtij sistemi parashikon edhe kosto të konsiderueshme, ku sipas përllogaritjeve ndërtimi dhe mirëmbajtja për një periudhë 10-vjeçare do të arrijë në rreth 703 milionë lekë me TVSH.

Projektligji synon gjithashtu integrimin me standardet evropiane dhe njohjen ndërkufitare të identitetit digjital, por mbeten sfida të rëndësishme, veçanërisht në aspektin e kapaciteteve teknike dhe mbrojtjes së të dhënave personale.



Të ndryshme
Më shumë
110 mijë euro i kanë kushtuar Ramiz Merkos ndriçimi i Drinit të Zi në Strugë22 June 2021
Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë – lajmi i ëmbël zbulohet pas një muaji14 May 2025
Tiranë:‘Drejtësi për Klodianin’/Përplasje me policinë në ditën e dytë të protestës10 December 2020