Nga Rajoni
13 April 2026
Sinani: Lugina përballë sfidave kërkon unitet dhe mbështetje

Në Tiranë po zhvillohet Samiti i Diasporës, ku pjesëmarrëse është edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ajo theksoi se Lugina e Preshevës ka nevojë për një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme, që garanton barazi reale për qytetarët shqiptarë në atë rajon.

Ajo u shpreh se në një kohë kur Europa ndërton ura, Lugina përballet me mure të padukshme, duke e cilësuar rajonin si një urë lidhëse dhe një potencial për zhvillim, por shtoi se asnjë vizion nuk mund të ndërtohet pa unitet.

Sinani vlerësoi gjithashtu rolin e diasporës, duke e cilësuar atë si një forcë të jashtëzakonshme, ndërsa theksoi se Shqipëria dhe Kosova mbeten shtylla të forta të sigurisë kombëtare.



Të ndryshme
Më shumë
Haradinaj flet pas debaklit që pësoi në Prishtinë, uron dy kandidatët që shkojnë në balotazh18 October 2021
Arbenita Ismajli publikon në Instagram imazhin e ëmbël të vajzës18 August 2021
Talat Xhaferi nga Kërçova: Populli qëndron pas nesh në sfidat e rradhës 4 July 2020