Nga Vendi
13 April 2026
LSDM: Rezultati në Hungari sinjal për fundin e autokracive në rajon

LSDM ka reaguar pas zhvillimeve të fundit zgjedhore në Hungari, duke e cilësuar rezultatin si një mesazh të fortë kundër autokracisë.

Nga kjo parti theksojnë se qytetarët hungarezë kanë folur qartë kundër qeverisjes së deritanishme, duke deklaruar se “mjaft autokracia” dhe se pas shumë vitesh sundimi të Viktor Orbán, sistemi i tij jodemokratik ka marrë goditje.

Sipas tyre, në zgjedhjet parlamentare ka triumfuar forca politike Tisza, e udhëhequr nga Péter Magyar, duke e cilësuar këtë zhvillim si fitore të demokracisë ndaj autokracisë dhe të orientimit evropian ndaj ndikimeve të huaja.

LSDM ka drejtuar kritika edhe ndaj VMRO-DPMNE, duke pretenduar se kjo parti ka humbur një aleat të rëndësishëm në Bashkimin Evropian. Në reagim përmendet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, për të cilin thuhet se nuk do të ketë më mbështetje politike nga Budapesti.

Më tej, nga LSDM vlerësojnë se ndryshime të ngjashme priten edhe në rajon, duke përmendur liderë si Aleksandar Vuçiq dhe Hristijan Mickoski, ndërsa theksojnë se e ardhmja e rajonit lidhet me Evropën dhe jo me ndikime të tjera.



Të ndryshme
Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Greqi, ndihet në Egjipt e Izrael19 October 2021
Dalin detaje të reja, Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni tentuan të ndihmonin edhe Erion Veliajn24 September 2026
Ja sa para do të jep shteti në pakon e katërt12 September 2020