Nga Rajoni
13 April 2026
E ardhmja e Thaçit, përmendet mundësia për postin e Presidentit të Shqipërisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung ka deklaruar se pret drejtësi nga procesi gjyqësor në Hagë, ndërsa ka theksuar se garën politike e konsideron të përfunduar.

Megjithatë, sipas gazetarit Shkumbin Kajtazi, Thaçi mund të ketë ende ambicie për rol publik, por jashtë politikës së përditshme. Ai vlerëson se ish-presidenti mund të shndërrohet në një figurë unifikuese për shqiptarët.

Kajtazi ka hedhur edhe një ide konkrete, duke deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që Thaçi të synojë postin e Presidentit të Shqipërisë. Ai u shpreh se “nuk është ndonjë gjë e çuditshme, vitet e fundit kemi parë një afirmim të figurës së Thaçit në Shqipëri, veçanërisht nga kryeministri Rama”, duke shtuar se kjo mund të lidhet me përfundimin e mandatit të Bajram Begaj.

Sipas tij, një zhvillim i tillë do të mund të interpretohej edhe si një moment bashkimi simbolik për shqiptarët, në një kohë kur Shqipëria synon integrimin në Bashkimin Evropian.



Të ndryshme
Më shumë
Baloku: E dinë se Kushtetuta nuk është shkelur, qëllimi i tyre është ta çojnë Kosovën në zgjedhje të reja 8 August 2026
QMK: AKTIVE GJASHTË ZJARRE, JANË SHUAR TRE15 July 2025
Franca shtyn përpara integrimin, ndryshimet kushtetuese çelësi për negociatat e Maqedonia e Veriut31 March 2026