Nga Rajoni
13 April 2026
Magyar fiton zgjedhjet në Hungari, i jep fund 16 viteve qeverisje të Orbanit

Në Hungari janë zhvilluar zgjedhje parlamentare që kanë sjellë një ndryshim të madh politik, ku partia “Tisza”, e udhëhequr nga Peter Magyar, ka siguruar fitore bindëse dhe shumicë parlamentare.

Sipas rezultateve, “Tisza” ka fituar 138 ulëse nga gjithsej 199 në Kuvend, duke siguruar shumicën prej dy të tretash, ndërsa partia e kryeministrit në largim Viktor Orbán ka marrë 55 deputetë. Orbán ka pranuar humbjen, duke deklaruar se “rezultati i zgjedhjeve është i dhimbshëm për ne, por i qartë. Përgjegjësia dhe mundësia e qeverisjes nuk na u dhanë. E përgëzova fituesin”.

Nga ana tjetër, Magyar në fjalimin e fitores ka theksuar orientimin pro-evropian të vendit, duke thënë se “populli hungarez i tha po Evropës, i tha po Hungarisë së lirë”.

Fitorja e tij shihet si fundi i një periudhe 16-vjeçare të qeverisjes së Orbanit, gjatë së cilës janë ngritur akuza për kufizim të mediave dhe ndikim në institucione.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Këto ditë kemi ndryshime moti, na pret shiu! 2 September 2021
Dr. Meral Uzeiri Ferati: Rrugëtimi sfidues i gruas drejt suksesit në jetën publike 5 April 2026
Shkup: 293 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion 5 July 2021