Sport
13 April 2026
Futbolli në shërbim të ndërgjegjësimit, Elbasani dhe Partizani mbështesin kauzën e autizmit

Një moment i veçantë u shënua sot në ndeshjen mes Elbasanit dhe Partizanit, ku lojtarët e të dy skuadrave shprehën mbështetjen e tyre për kauzën e autizmit.

Në kuadër të muajit prill, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për çrregullimet e spektrit të autizmit, ky gjest simbolik synoi të rrisë vëmendjen publike ndaj një fenomeni që po prek gjithnjë e më shumë fëmijë në mbarë botën.

Veprime të tilla në sport dëshmojnë rolin e rëndësishëm që ka futbolli përtej fushës së lojës, duke kontribuar në sensibilizimin dhe përkrahjen e çështjeve sociale me rëndësi.



Të ndryshme
Më shumë
Shtëpia e Bardhë shqyrton opsione ushtarake për Ngushticën e Hormuzit mes tensioneve me Iranin24 April 2026
Begaj dhe Sali në Shkup, homazh në Shtëpinë e Nënë Terezës dhe mesazh për bashkëpunim të thelluar27 February 2026
Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit të Berishës25 March 2022