Nga Rajoni
13 April 2026
Samiti i Diasporës hapet në Tiranë, Begaj vlerëson figurat me kontribut kombëtar

Më 13 prill u mbajt ceremonia hapëse e Samitit të Diasporës në ambientet e Teatri i Operas dhe Baletit, duke shënuar nisjen e një prej aktiviteteve më të rëndësishme që lidh Shqipërinë me bashkëkombësit jashtë vendit.

Fjalën e parë e mbajti Presidenti Bajram Begaj, i cili theksoi se shqiptarët në diasporë janë ambasadorët më të mirë të vendit, duke shtuar se shqiptaria nuk përfundon aty ku mbarojnë kufijtë shtetërorë. Ai nënvizoi se diaspora duhet të jetë pjesë organike e zhvillimit të Shqipërisë.

Gjatë ceremonisë, kreu i shtetit vlerësoi një sërë personalitetesh për kontributin e tyre kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe miq të huaj që kanë mbështetur Shqipërinë në fusha të ndryshme.

PERSONALITETET E DEKORUAR

GENTIAN TOSHKËZI, Kalorës i Urdhrit Suprem të Shqiponjës

LORIK CANA, Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut

KLARITA GËRXHANI, Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik

SHQIPONJË TELHAJ, Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik

MARKUS SCHUHMANN, Oficer i Urdhrit të Skënderbeut

ANDERS LINDBERG, Oficer i Urdhrit të Skënderbeut

Samiti i këtij viti zhvillohet nën sloganin “Lartësojmë rrënjët tona”, një thirrje për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe diasporës. Aktiviteti pritet të vijojë me sesione të tjera në ditët në vijim, ku do të marrin pjesë figura politike, ekspertë dhe përfaqësues të komuniteteve shqiptare në botë.

Burimi: Tv Klan



Të ndryshme
Më shumë
Fifi thotë se do të realizojë një bashkëpunim me Unikkatilin26 October 2021
Sulmohet fizikisht një ekip i televizionit Klan Kosova, dy kameramanë përfundojnë në spital 7 October 2026
Atdheu dhe Bora Zemani kapen ‘mat’ së bashku në Tiranë23 September 2021