Nga Rajoni
14 April 2026
Çmime të reja për karburantet në Shqipëri, nafta deri në 215 lekë/litër dhe benzina 178 lekë/litër

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka miratuar këtë të martë çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve, të cilat hynë në fuqi nga ora 15:00 e datës 14 prill.

Sipas vendimit, çmimi maksimal me pakicë për naftën do të jetë 215 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë 203 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me një çmim tavan prej 178 lekë për litër në pakicë dhe 166 lekë për litër në shumicë.

Bordi bëri të ditur se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në vendimin e radhës, ndërsa paralajmëroi operatorët e tregut për zbatim të detyrueshëm të tyre.

“Operatorët janë të detyruar ta zbatojnë këtë vendim, pasi në rast shkeljesh do të përballen me pezullim të aktivitetit”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë, sqarohet se bazuar në metodologjinë për përllogaritjen e çmimeve, niveli aktual është nën kufirin e përcaktuar nga akti normativ, çka nënkupton se akciza do të zbatohet në masën e plotë.



Të ndryshme
Më shumë
Ushtari që ia vranë gruan dhe vajzën rrëfen se si u bë nënë e baba për fëmijët e mbetur 6 August 2021
Marrëveshje historike në Ministrinë e Mjedisit, rritje pagash dhe përmirësim i kushteve për punonjësit31 March 2026
Koronavirusi anulon karnavalet e Britanisë, festimet do të bëhen “online” 2 September 2020