Nga Rajoni
17 April 2026
Avokati i Popullit i kërkon Bashkisë Tiranë strehim urgjent për familjet e prekura nga zjarri te “Arlis”

Institucioni i Avokati i Popullit i është drejtuar zyrtarisht Bashkia Tiranë, duke kërkuar masa të menjëhershme për strehimin e banorëve të mbetur pa shtëpi pas zjarrit në kompleksin “Arlis”.

Në shkresën zyrtare theksohet se “fokusi më emergjent në trajtimin e kësaj çështjeje ka të bëjë me të drejtën për strehim si një prej të drejtave më të rëndësishme të njeriut”, duke e lidhur këtë të drejtë edhe me mbrojtjen e jetës dhe shëndetit.

Avokati i Popullit kërkon që familjet e prekura të përfshihen menjëherë në programet e strehimit social, duke propozuar si zgjidhje më të shpejtë përfitimin e bonusit të qirasë. Sipas institucionit, “përfitimi i bonusit të qirasë për këto familje derisa t’u sigurohet strehimi i përshtatshëm do të ishte zgjidhja e duhur dhe koherente”.

Kërkesa vjen në një kohë kur dhjetëra familje vijojnë të përballen me pasojat e zjarrit, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve vendore për zbatimin e masave konkrete.



Të ndryshme
Më shumë
Fushata zgjedhore: VLEN dhe AKI tubime në Shkup, VMRO-DPMNE në Vevçan, Strugë dhe Resnjë, LSDM në Llozovë, Karbinci dhe Probishtip30 September 2025
Trump thotë se një ‘grup shumë i pasur’ ka rënë dakord të blejë TikTok-un në SHBA30 June 2025
Ndihmoi arratisjen e ‘boss’-it turk që mashtroi me kripovaluta, arrestohet 36-vjeçari shqiptar23 September 2021