Nga Rajoni
17 April 2026
Kurti në debat ndërkombëtar: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë integrale e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor nuk duhet të trajtohet si periferi e Evropës, por si pjesë e saj e pandarë historikisht, politikisht dhe kulturalisht.

Duke folur për një panel me temën “Ku përfundon Evropa – vizion dhe pragmatizëm në kohë trazirash gjeopolitike”, Kurti theksoi rëndësinë e unitetit dhe vendimmarrjes së guximshme nga vendet progresiste evropiane në një periudhë tensionesh globale.

Ai u shpreh se integrimi në Bashkimin Evropian është domosdoshmëri për forcimin e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe sigurisë afatgjatë në rajon, duke shtuar se vonesat në procesin e zgjerimit krijojnë hapësirë për ndikime të jashtme dhe rreziqe gjeopolitike.

“Në këtë kuptim, vizioni dhe pragmatizmi sot nënkuptojnë integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor si pjesë e projektit evropian”, u shpreh Kurti gjatë diskutimit.

Ai shtoi se Evropa duhet të forcojë unitetin e saj dhe të veprojë me përgjegjësi në mbrojtje të vlerave demokratike edhe përtej kufijve të saj, duke përmendur rajone si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.



Të ndryshme
Më shumë
Shoku i Laurentit me këtë veprim të mrekullueshëm për miqësinë e vërtetë16 September 2026
Ali Ahmeti përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në përvjetorin e rënies së tyre11 January 2026
Jehona provokon në kostumin e maces, bën poza të nxehta 2 November 2021