Nga Rajoni
18 April 2026
Armatim dhe granata zbulohen në Zubin Potok, Sveçla paralajmëron goditje ndaj grupeve kriminale

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë zbuluar armë dhe pajisje ushtarake në veri të vendit. Sipas tij, zbulimet janë bërë në dy lokacione të ndryshme në Zubin Potok.

Në një reagim publik, Sveçla theksoi se aksionet kundër elementeve kriminale do të vazhdojnë pa ndërprerje. Ai u shpreh se “beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet, si dje edhe sot”, duke shtuar se në zonë janë gjetur armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake.

Ministri nënvizoi gjithashtu se institucionet do të vijojnë operacionet në terren deri në, siç tha ai, “çrrënjosjen totale të secilit element kriminal”, duke garantuar kontroll të plotë në çdo pjesë të territorit.



Të ndryshme
Më shumë
Fëmiju i parë i 2021 në Tetovë është djal dhe nga f.Sellcë (FOTO) 3 January 2021
Kryediplomati kroat: Të liberalizohen vizat për Kosovën sa më shpejt22 June 2021
Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia” shtyhet për më 8 tetor 1 October 2025