Nga Vendi
19 April 2026
Kërcënim për bomba në “East Gate” dhe “Diamond”, policia në terren

Një alarm për sigurinë është ngritur këtë të diel në Shkup, pasi në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka mbërritur një mesazh kërcënues për vendosjen e mjeteve shpërthyese në dy qendra tregtare.

Në njoftim thuhet se në “East Gate” dhe “Diamond” janë vendosur mjete shpërthyese, çka ka detyruar autoritetet të reagojnë menjëherë.

Pas marrjes së informacionit, policia ka ndërhyrë duke nisur kontrolle të detajuara në të dy qendrat tregtare, me qëllim verifikimin e kërcënimit dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.



Të ndryshme
Më shumë
Vetëm 17 për qind e dibranëve paguajnë faturat e ujit 9 July 2021
Kurti: Për gjashtë muaj kemi shënuar progres më shumë se Qeveria e mëhershme – dallon si dita me natën20 October 2021
Alarm për mashtrimet me veturat e përdorura, MPB thirrje për denoncim të menjëhershëm27 April 2026