Nga Rajoni
19 April 2026
Haxhiu kërkon konsensus politik, kundër zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për marrëveshje politike dhe konsensus mes partive, duke theksuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ajo u shpreh se kjo javë është vendimtare për zhvillimet politike dhe se partitë duhet të shfrytëzojnë takimet për të arritur një marrëveshje rreth emrit të presidentit, duke theksuar se procesi mund të përmbyllet shpejt nëse ekziston vullneti politik.

Haxhiu theksoi se ftesat për takime po bëhen nga kryeministri Albin Kurti, dhe sipas saj, partitë duhet t’u përgjigjen pozitivisht këtyre iniciativave për të shmangur krizën institucionale.

Ajo shtoi se qytetarët nuk janë të interesuar për zgjedhje të reja në këtë fazë dhe se prioritet duhet të jetë stabiliteti politik dhe interesi publik, duke i bërë thirrje partive që të arrijnë një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.



Të ndryshme
Më shumë
Protestat në Serbi, 43 policë të lënduar 8 July 2020
Rritet paga mesatare në 46.889 denarë – Transporti dhe Bujqësia me rritjen më të madhe20 February 2026
Gashi takon u.d. të Ambasadores së SHBA-së, rikonfirmohet partneriteti strategjik16 July 2026