Nga Vendi
20 April 2026
Ulen çmimet e karburanteve, benzina dhe dizeli më lirë nga mesnata

Nga mesnata, çmimet e benzinës dhe dizelit në vend do të pësojnë ulje prej 1,5 denarë për litër, sipas vendimit më të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Ndërkohë, në drejtim të kundërt lëviz çmimi i vajit ekstra të lehtë, i cili është rritur për 0,5 denarë për litër. Autoritetet bëjnë të ditur se në fuqi mbetet edhe zbritja shtesë e kompanisë OKTA, prej 3 denarësh për naftën dhe 2 denarësh për benzinën, duke ndikuar në çmimet finale për konsumatorët.

Pas përllogaritjeve të reja, çmimi i benzinës BS-98 arrin në 80,5 denarë për litër, ndërsa BS-95 në 78,5 denarë. Dizeli do të shitet me 91 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë me 97 denarë për litër.

Vendimi reflekton lëvizjet në tregun e energjisë dhe politikat aktuale për lehtësimin e barrës financiare për qytetarët.



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata njohu 11 Dhjetorin ,Alibeaj:Vendim në nivelin e skandalit, do e ankimojmë25 March 2022
Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët të mërkurën në ora 10:00 – transmetimi me 10 minuta me vonesë15 September 2026
“Mos e lër vrasjen të quhet vetëvrasje”, nis protesta për Daorsa Spahijën në Gjakovë23 November 2025