Nga Vendi
20 April 2026
Janevska: Ligji në arsim drejt fazës qeveritare para se të shkojë në Kuvend

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka bërë të ditur se projektligji në fushën e arsimit është përmbyllur, por ende nuk do të dërgohet menjëherë në procedurë parlamentare, pasi pritet të kalojë edhe disa faza të tjera shqyrtimi.

Ajo theksoi se do të zhvillohet edhe një takim i fundit me palët e interesuara, për të dëgjuar kërkesat dhe vërejtjet e tyre, para se dokumenti të procedohet më tej në qeveri.

“Për procedurë parlamentare ka akoma kohë, kam caktuar edhe një mbledhje për grupin e interesuar dhe kjo do të jetë e fundit, siç e kam përmendur, ligji tashmë është përmbyllur mirëpo është e drejtë ti dëgjojmë të gjithë ata që kanë kërkuar takim dhe më pas do të vazhdoj në procedurë qeveritare”, deklaroi Janevska.

Sipas saj, në vijim ligji do t’i nënshtrohet kontrollit nga sektori i legjislacionit për përputhshmëri juridike dhe gjuhësore, ndërsa më pas do të shqyrtohet nga kabineti qeveritar. Vetëm pas përfundimit të kësaj faze, drafti do të kalojë në procedurë parlamentare për miratim.



Të ndryshme
Më shumë
Nga Serbia: 450 familje serbe duan të kthehen në Gjakovë29 June 2021
Tsipras: Bullgaria mike duhet të gjejë vullnetin politik për një zgjidhje me Maqedoninë e Veriut17 June 2021
Pas mesnate është regjistruar tërmet në Shqipëri, dridhjet janë ndier edhe në Shkup19 July 2021