Nga Rajoni
20 April 2026
Brukseli paralajmëron Ballkanin Perëndimor, rrezikohen mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e Ballkanit Perëndimor se vonesat në zbatimin e reformave mund t’u kushtojnë humbjen e mbi 700 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, raporton Radio Evropa e Lirë, duke cituar burime në Bruksel.

Sipas një letre të dërguar nga komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, më 17 prill në të gjitha kryeqytetet e rajonit, vendet e përfshira duhet të përshpejtojnë reformat e dakorduara për të mos humbur fondet e parashikuara.

Burimet e Komisionit Evropian bëjnë të ditur se mjetet financiare janë të kufizuara në kohë dhe të lidhura me përmbushjen e hapave konkretë reformues, ku çdo vonesë mund të sjellë humbje të konsiderueshme financiare.

Sipas të dhënave të publikuara, humbjet e mundshme variojnë nga miliona deri në qindra miliona euro për secilin vend, ku më të mëdhatë prekin Bosnjë dhe Hercegovinën me mbi 370 milionë euro dhe më të ulëtat Malin e Zi me rreth 15 milionë euro.

Në total, rreziku i humbjes arrin në 710.6 milionë euro, ose rreth 11.84 për qind të paketës së përgjithshme prej 6 miliardë eurosh për rajonin në periudhën 2024–2027.

Plani i Rritjes synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe të dyfishojë ekonomitë e vendeve të rajonit në dekadën e ardhshme, ndërsa Kosova ka përfituar tashmë një pjesë të fondeve si parafinancim pas përmbushjes së kushteve fillestare.

Burimi: Radio Evropa e Lirë (REL)



Të ndryshme
Më shumë
Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Dardan Krivaqa është dashur të ishte në burg deri në tetor të vitit 202228 September 2021
Çairi nderon Shpat Kasapin: Mbledhje komemorative mes dhimbjes dhe mirënjohjes 2 December 2025
Sot mbahet marshi i 24-të për tragjedinë e Koçanit27 September 2025