Nga Rajoni
21 April 2026
Rama në Athinë për samitin e Delfit, paralajmërohet takim kokë më kokë me Mitsotakis

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Athinë ku do të marrë pjesë në samitin ekonomik të Delfit. Vizita e tij ka tërhequr vëmendje diplomatike, pasi pritet edhe një takim i veçantë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Sipas burimeve të cituara, Rama mund të jetë i vetmi lider që do të pritet në një takim të posaçëm në selinë e kryeministrisë greke, në vilën Maximos. Takimi kokë më kokë mes dy kryeministrave pritet të zhvillohet paraditen e së mërkurës, duke sinjalizuar përpjekje për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në qendër të diskutimeve mbetet edhe çështja e demarkacionit të ujërave, për të cilën palët kanë rënë dakord që ta çojnë në Gjykatën e Hagës, por procesi ishte shtyrë për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve.

Burime greke bëjnë të ditur se Athina është e gatshme të rifillojë sa më shpejt bisedimet, duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme për të dyja palët.

Ndërkohë, pala shqiptare kërkon mbështetje për përmbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian, proces që sipas saj do të ndihmonte në zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy vendeve, përfshirë edhe ato historike dhe teknike si marrëveshja e pensioneve dhe ligji i luftës.



Të ndryshme
Më shumë
Memishi: Si pasojë e keqmenaxhimit komunën e Tearcës e kemi gjetur me rreth 1 milionë euro borxh14 November 2025
Enca fotografohet në shtrat me Beartin dhe rrjeti u çmend21 June 2021
Nuk largohen mbeturinat! – Mjeku paralajmëron: Mund të përhapet tuberkulozi30 September 2025