Nga Rajoni
21 April 2026
Osmani: Drejtësia për Liridona Ademajn, mesazh i fortë kundër dhunës ndaj grave

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për drejtësinë.

Ajo theksoi se, sot drejtësia foli me zë të qartë dhe të prerë, por shtoi se asnjë aktgjykim nuk mund ta kthejë jetën e humbur. Sipas saj, vendimi riafirmon një parim themelor, se çdo cenim i jetës së grave kërkon përgjigjen më të fortë të drejtësisë.

Osmani u shpreh se ky është një mesazh i qartë që dhuna ndaj grave nuk mund të relativizohet dhe as të tolerohet, ndërsa nënvizoi se rasti duhet të shërbejë si shtysë për të rritur mbrojtjen dhe reagimin institucional ndaj çdo forme dhune.

Në reagimin e saj, ajo theksoi gjithashtu se mendimet janë me familjen e Liridonës dhe me të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e femicidit, duke shtuar se drejtësia duhet të jetë gjithmonë përgjigjja, ndërsa parandalimi dhe mbështetja duhet të mbeten angazhim i përditshëm.

Reagimi është bërë publik pas vendimit të shpallur sot në Prishtinë për këtë rast.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 88-të19 July 2021
OBRM-PDUKM: Zaev nuk e përdori “fshesën”22 October 2021
Aziri për Çelikun: ‘Nënçmimi i nënave shqiptare, stigmatizon nënat tona me shamija’19 July 2020