Nga Vendi
21 April 2026
Matura 2026 me rregulla të reja, publikohen datat dhe format e testimit për maturantët

Në përputhje me Ligjin e ri për arsimin e mesëm, këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen tre formave të provimeve përfundimtare, maturës shtetërore, maturës profesionale dhe maturës artistike.

Sipas kalendarit të Qendra Shtetërore e Provimeve, testimet eksterne do të zhvillohen në dy data kryesore gjatë muajit qershor. Më 6 qershor, nxënësit e gjimnazeve do të japin provimin në një lëndë me zgjedhje, ndërsa më 11 qershor do të testohen në gjuhë dhe letërsi amtare.

Për nxënësit e shkollave profesionale, provimi intern është planifikuar më 6 qershor, ndërsa testimi ekstern në gjuhë amtare më 12 qershor. Në të njëjtat data do të zhvillohen edhe provimet për maturantët e drejtimeve artistike, me dallime në lëndët zgjedhore.

Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë për pjesëmarrje të lartë, me mbi 15 mijë nxënës të regjistruar, ndërsa një numër i caktuar testesh u anulua për shkak të parregullsive.

Autoritetet theksojnë se respektimi i rregullave mbetet kyç, duke paralajmëruar se masat ndaj shkeljeve gjatë provimeve do të jenë të rrepta edhe këtë vit.



Të ndryshme
Më shumë
Publikohet lista e kompanive që keqpërdorën ndihmën shtetërore dhe nuk i paguan punëtorët31 July 2020
Ndodh rrallë, Thaçi anulon konferencën!28 June 2020
Nafta bie nën 100 dollarë pas bisedimeve Trump-Iran23 September 2026