Nga Rajoni
22 April 2026
Ambasadorja Artemis Malo pret takim diplomatik me fokus mbrojtjen dhe bashkëpunimin

Ambasadorja Artemis Malo organizoi një darkë pune me përfaqësues ushtarakë dhe diplomatikë në Kanada, ku u diskutuan çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes.

Në takim morën pjesë Koloneli Ardian Bali, atashe ushtarak i Shqipërisë në Kanada, ambasadori Agron Budjaku, si dhe Kolonel Oskars Kudlis. Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit mes vendeve dhe koordinimin brenda strukturave të NATO.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua kontributit të Shqipërisë në misionet në Letoni, duke riafirmuar angazhimin për siguri dhe stabilitet në hapësirën euroatlantike.



Të ndryshme
Më shumë
Pacolli: Kalova 4 orë me Veselin, Thaçin dhe Selimin, tri shtete kanë dhënë garanci për lirimin me kusht të tyre12 October 2021
Krejt papritur, Geti dhe Noizy ‘bashkë’ në një skenë27 July 2021
Asnjë i vdekur nga Covid 19 në Tetovë30 September 2021