Nga Vendi
23 April 2026
Osmani: Ligji për përfaqësim të drejtë është “tradhti e nivelit të lartë”

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë, duke e cilësuar atë si një veprim të rëndë politik që dëmton interesat e shqiptarëve në vend.

Në një deklaratë publike, ai thekson se ky propozim bie ndesh me përpjekjet e gjata për të siguruar një përfaqësim të barabartë dhe dinjitoz për shqiptarët në institucionet shtetërore. Sipas tij, qëndrimi i tij është i bazuar në përvojën politike dhe nuk lidhet me kalkulime partiake.

Nga e gjithë përvoja ime politike, dhe duke hequr çdo kalkulim partiak, e them me plot përgjegjësi, miratimi i të ashtuquajturit ligj për përfaqësim të drejtë është tradhti e nivelit të lartë ndaj çdo përpjekjeje të brezave për pozitë të dinjitetshme të shqiptarëve në këtë shtet, është shprehur Osmani.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Nuk ka nevojë për masa shtesë kufizuese 2 April 2021
Më 13 tetor, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20 3 October 2026
Zv.presidentja e SHBA-së, Kamala Harris falënderon Kosovën për pranimin e afganëve: Të forcojmë marrëdhëniet Kosovë-SHBA 4 September 2021