Nga Vendi
24 April 2026
Aksion policor në Shkup për trajtime mjekësore ilegale, nën hetim edhe dermatologë

Një aksion policor është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në Shkup, në kuadër të hetimeve për trajtime mjekësore ilegale dhe përdorim të preparateve të paregjistruara.

Sipas informacioneve jozyrtare, në këtë operacion janë përfshirë mjekë dhe persona nga disa institucione shëndetësore, ndërsa në mesin e të dyshuarve përmenden edhe dermatologë nga spitali 8 Shtatori, si dhe staf nga Klinika e Dermatologjisë dhe një qendër private estetike.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se kontrollet po zhvillohen në disa lokacione, përfshirë edhe banesat e personave të dyshuar, ndërsa hetimet janë ende në fazë aktive.

Pas përfundimit të veprimeve hetimore, pritet që një prokuror publik të vendosë për masat e mundshme ndaj personave të përfshirë, ndërsa deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga institucionet për këtë aksion.



Të ndryshme
Më shumë
Studentja realizon fotot e diplomimit në fushën ku punojnë prindërit e saj16 June 2021
Morena i kushton vargje vetvetes16 March 2022
Mbikalimi te “Momin Potok” arrin 75 për qind, përfundimi pritet deri në Vitin e Ri26 July 2026