Nga Rajoni
24 April 2026
Osmani: ratifikimi i marrëveshjes për Bordin e Paqes, moment historik për Kosovën

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar si moment historik vendimin e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes që e bën vendin pjesë të Bordit të Paqes. Sipas saj, ky hap forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe e pozicionon atë në mesin e shteteve që kontribuojnë për paqen globale.

Osmani theksoi se ky zhvillim është dëshmi e partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kujtuar edhe rolin historik të SHBA-së në Kosovë.

“Faleminderit SHBA-ve dhe Presidentit Trump për besimin dhe ftesën që të jemi shtet themelues i Bordit të Paqes”, u shpreh Osmani.

Ajo rikujtoi gjithashtu ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, duke e cilësuar SHBA-në si faktor vendimtar në ndaljen e dhunës dhe në mbështetjen e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Sipas saj, angazhimi amerikan mbetet i rëndësishëm edhe sot, në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.



Të ndryshme
Më shumë
Bastoret sportive të Maqedonisë kërkojnë mbështetje financiare ose ndryshim të masave28 August 2021
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve nisim menjëherë komunikimet për formimin e institucioneve23 June 2026
Refuzoi të martohej me kushëririn, vritet brutalisht “E bukura e Bagdadit” 2 September 2021