Nga Rajoni
24 April 2026
Gjykata e Prishtinës dënon me burg të përjetshëm dy të akuzuar për sulmin në Banjskë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, duke dënuar Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vjet burg.

Vendimi u dha për ngjarjen e 24 shtatorit 2023, kur gjatë sulmit në veri të Kosovës humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në seancën e shpalljes së aktgjykimit ishte i pranishëm vetëm i dënuari Dushan Maksimoviq.

Autoritetet në Kosovë e kanë cilësuar këtë sulm si akt terrorizmi dhe kanë akuzuar Serbinë për përfshirje, ndërsa Beogradi zyrtar ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen.

Sipas dosjes gjyqësore, tre të dënuarit janë pjesë e një grupi prej 45 personash të akuzuar për përfshirje në sulm, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin, i cili përmendet si udhëheqës i grupit. Gjykata ka veçuar procedurën ndaj tre të akuzuarve që ndodheshin në paraburgim, ndërsa ka refuzuar kërkesën për gjykim në mungesë për të tjerët.



Të ndryshme
Më shumë
“Lëshomë, dua të mbys veten”, flet polici shqiptar që e shpëtoi vajzën maqedonase nga vetëvrasja 7 September 2021
BDI e nis fitoren nga Gostivari: Skuadra jonë fitimtare me 17 tetor28 September 2021
Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt27 October 2026