Nga Vendi
24 April 2026
Ministria e Shëndetësisë: Shërbimet ilegale do të ndëshkohen, siguria e pacientëve prioritet

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit dhe standardeve profesionale në sistemin shëndetësor. Në një njoftim për opinionin publik, institucioni nënvizon se çdo shkelje e dispozitave ligjore dhe normave mjekësore do të trajtohet përmes procedurave përkatëse, në bashkëpunim me organet kompetente.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka deklaruar se siguria e pacientëve dhe cilësia e shërbimeve mbeten prioriteti kryesor, duke theksuar se shumica e profesionistëve shëndetësorë punojnë me ndershmëri dhe përkushtim, ndërsa ka bërë thirrje për respektim të vazhdueshëm të normave etike dhe profesionale.

Ai gjithashtu ka apeluar që qytetarët të drejtohen vetëm te ofrues të licencuar të shërbimeve shëndetësore, duke rikujtuar njëkohësisht edhe rëndësinë e parimit të prezumimit të pafajësisë.



Të ndryshme
Më shumë
MPB Maqedoni shpërbën një grup kriminel, arrestohen disa persona 4 October 2021
Teuta Arifi dhe Clarisse Pasztory në “Prespa Forum Dialogue 2021” 2 July 2021
Shqipëria në finalen e Eurovision 2026: Alis magjeps Wiener Stadthalle dhe rrëmben vendin në natën e madhe15 May 2026