Nga Vendi
24 April 2026
Përplasje diplomatike pas deklaratës së ministrit shqiptar të jashtëm, reagon Besar Durmishi

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut nga radhët e partisë BESA, Besar Durmishi, ka reaguar pas një deklarate të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, duke e cilësuar gjuhën e përdorur si të papranueshme dhe zhgënjyese.

Në një postim në Facebook, Durmishi thekson se pret reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa kërkon që ministri Hoxha t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra. Sipas tij, përdorimi i një gjuhe të tillë shkel çdo kod etik dhe profesional për një përfaqësues shteti.

“Zhgënjyes dhe i papranueshëm fjalori i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili i quan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ‘idiotë’. Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa Ministri Hoxha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra”, ka shkruar ai.

Durmishi gjithashtu i kujton ministrit Hoxha obligimin kushtetues për kujdes ndaj bashkëkombësve jashtë Shqipërisë, duke theksuar se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë pjesë e pandashme e trungut kombëtar dhe jo thjesht fqinj.

Ai ka kritikuar edhe ambasadorin shqiptar në Shkup, Denion Meidani, duke thënë se në vend të reagimit ndaj situatës, ka zgjedhur të mbajë qëndrim të heshtur dhe të përfshihet në debate politike lokale.



Të ndryshme
Më shumë
Ard Daullxhiu: Dua të futem tek Big Brother, edhe unë VIP jam25 October 2021
“Ca kosovarë i ka lënë sërbi kot gjallë”, Vesa Luma reagon e shokuar pas mesazhit të ndjekësit 4 August 2021
Kjo ishte puna që bënte në të kaluarën konkurrentja e ‘Për’puthen’ që mori gjithë vëmendjen këtë sezon24 September 2021