Nga Rajoni
25 April 2026
Hamza akuzon Kurtin për manovra politike në prag të zgjedhjes së Presidentit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit, duke i cilësuar ofertat e fundit si jo serioze dhe me prapavijë politike.

Në një video-adresim, Hamza deklaroi se po vazhdojnë përpjekjet për të fajësuar opozitën për bllokimin e procesit, duke theksuar se vendi për një kohë të gjatë po përballet me ngërç politik si pasojë e qeverisjes aktuale.

Ai u shpreh se, edhe në këtë fazë, mungon reflektimi institucional, ndërsa sipas tij, ofertat e bëra në momentet e fundit nuk përfaqësojnë një përpjekje reale për zgjidhje, por më shumë një strategji për t’u justifikuar para qytetarëve.

Hamza shtoi se bashkëpunimi nuk mund të ndërtohet mbi kërkesa për nënshtrim dhe theksoi se qëndrimi i subjektit që ai drejton mbetet i pandryshuar dhe i bazuar në parime.



Të ndryshme
Më shumë
Sfidat me fondet IPA në mjedis, institucionet kërkojnë zbatim më efikas dhe koordinim më të fortë 2 April 2026
A do ta shpalos nesër Ali Ahmeti kandidatin për kryeministër?!23 June 2020
Gostivar, situata me pandeminë vazhdon të jetë kritike23 August 2021