Nga Vendi
26 April 2026
Alarm i rremë për bombë në City Mall në Shkup, policia garanton sigurinë

Një kërcënim për vendosje mjetesh shpërthyese në City Mall ka shkaktuar alarm gjatë ditës së sotme, por pas verifikimeve rezultoi i pavërtetë.

Sipas Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, në adresën elektronike të institucionit është pranuar një mesazh kërcënues, ku pretendohej se në ambientet e qendrës tregtare ndodheshin mjete shpërthyese.

Menjëherë pas njoftimit, njësitë policore kanë ndërhyrë duke kryer kontrolle të detajuara brenda objektit dhe në perimetrin përreth.

Autoritetet bëjnë të ditur se, pas përfundimit të kontrolleve, nuk është gjetur asnjë mjet i dyshimtë dhe rasti është klasifikuar si alarm i rremë.



Të ndryshme
Më shumë
Drecun: Politika e Kurtit çon në “Luftë të Ftohtë” – destabilizim të rajonit 9 August 2021
Si në ‘Black Mirror’: Njerëzit mund të akuzohen për krime që nuk i kanë kryer30 April 2025
Zgjedhjet lokale, BDI brenda javës do të shqyrtoj të gjitha situatat 2 May 2025