Nga Rajoni
26 April 2026
Digjet makina e gazetarit Sami Curri, dyshohet për sulm të qëllimshëm

Automjeti i gazetarit Sami Curri është përfshirë nga flakët gjatë natës në Bulqizë, në një ngjarje që dyshohet të jetë e qëllimshme dhe e lidhur me aktivitetin e tij profesional.

Sipas Policia e Shtetit, rreth orës 02:58 është marrë njoftimi për djegien e një automjeti tip “Ford Fiesta”, i cili ishte i parkuar pranë banesës së gazetarit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë policia, grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e prokurorisë.

Vetë Curri e ka cilësuar ngjarjen si një mesazh kërcënues për punën e tij, duke deklaruar se “kjo është e qëllimshme dhe synon të më dërgojë një mesazh për punën që bëj, por nuk do të më frikësojë sepse gazetaria është një mision në shërbim të interesit publik dhe do të vazhdojë me çdo çmim”.

Ai shtoi se kohët e fundit ka trajtuar tema të ndjeshme, të cilat mund të kenë nxitur reagime të tilla ekstreme.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.



Të ndryshme
Më shumë
Sulmet kibernetike tashmë në axhendën e bisedimeve mes superfuqive16 June 2021
Zjarri në pallatet shumëkatëshe në Hong Kong, shkon në 44 numri i viktimave, qindra të zhdukur27 November 2025
Çfarë konsiderohet si "Prodhuar në Evropë"? Franca, Gjermania dhe Spanja kanë qëndrime të ndryshme27 September 2026