Nga Rajoni
26 April 2026
Haradinaj shpreh mbështetje për SHBA pas incidentit në Washington Hilton

Kryetari i Ramush Haradinaj ka reaguar pas të shtënave të regjistruara gjatë White House Correspondents' Dinner në Washington Hilton, ku ndodhej edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Në reagimin e tij, Haradinaj theksoi mbështetjen e Kosovës për institucionet e sigurisë dhe qytetarët amerikanë, duke vlerësuar reagimin e shpejtë të autoriteteve.

“Reagimi i institucioneve të sigurisë të Amerikës na bëri krenarë dje, edhe një sulmues u mposht, ashtu siç do të mposhten çdo herë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale Facebook.

Ngjarja në Washington Hilton ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve, ku një person i armatosur u neutralizua nga forcat e sigurisë, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.



Të ndryshme
Më shumë
Dafina Zeqiri shkëlqen në “Alba Festival”, shtatzënia nuk e ndal në skenë21 June 2026
Sela nga Nerova: Fëmijët meritojnë shkollë me dinjitet – çështja do të ngritet në Kuvend dhe para faktorit ndërkombëtar20 May 2025
Zjarr në Shkup, digjen zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Ministrisë së Ekologjisë 9 September 2020