Nga Rajoni
26 April 2026
Autobusi me nxënës bllokohet në Zvërnec, nuk ka të lënduar

Një incident është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Zvërneci, ku një autobus që transportonte nxënës është bllokuar gjatë lëvizjes në një rrugë të ngushtë.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 11:30 mjeti është hasur me vështirësi gjatë shkëmbimit me një automjet tjetër të tonazhit të rëndë. Gjatë manovrimit, autobusi ka dalë pjesërisht nga karrexhata, duke përfunduar me dy goma jashtë rrugës dhe duke mbetur i bllokuar.

Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet për nxjerrjen e mjetit dhe normalizimin e qarkullimit.



Të ndryshme
Më shumë
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj infektohet me Covid-1928 July 2020
Moti sot me vranësira mesatare, temperatura deri në 26 gradë15 June 2021
“Varre pa emër”, dokumentari që rikthen në vëmendje misterin e foshnjave të luftës dhe të pagjeturve 2 April 2026