Nga Vendi
26 April 2026
Rinia e Çairit në Panairin e Librit në Shkup, Mexhiti thekson rëndësinë e ideve dhe kulturës

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë së bashku me të rinjtë e Çairit në Panairi i Librit në Shkup, i cili po zhvillohet në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup.

Ngjarja, që po mbahet nga 23 deri më 29 prill, ka mbledhur rreth 65 shtëpi botuese nga vendi dhe jashtë, duke sjellë tituj të rinj, autorë dhe aktivitete profesionale që synojnë afrimin e librit me publikun.

Mexhiti vlerësoi panairin si një hapësirë ku takohen idetë dhe energjia rinore, duke theksuar se “kënaqësi e jashtëzakonshme kur takohen ‘republika e ideve’ me zellin e aktivizimit rinor”. Sipas tij, kjo ngjarje kulturore kontribuon në pasurimin e jetës qytetare dhe hap horizonte të reja për lexuesit.

Panairi i Librit në Shkup konsiderohet një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore në qytet, duke ofruar mundësi për promovimin e librit dhe ideve bashkëkohore.



Të ndryshme
Më shumë
Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV18 May 2025
Shteti norvegjez ia merr katër fëmijët kosovarit: Nuk e dimë se ku ndodhen19 October 2021
Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia22 October 2026