Nga Rajoni
27 April 2026
Pika kufitare të Maqedonisë së Veriut në rritje rekord të shitjeve të karburanteve, shqiptarët furnizohen më lirë përtej kufirit

Shitjet e karburanteve në zonat kufitare të Maqedonisë së Veriut kanë shënuar rritje të ndjeshme, të nxitura nga diferencat e çmimeve me vendet fqinje, veçanërisht Shqipërinë.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga burime qeveritare dhe të raportuara nga “Monitor”, konsumi ditor i karburanteve ka arritur në rreth 2 milionë litra, nga 1.5 milionë më parë. Rreth 10 për qind e kësaj sasie i atribuohet shtetasve të huaj, kryesisht shqiptarë, që përkthehet në rreth 200 mijë litra në ditë.

Rritja më e madhe është regjistruar në pikat kufitare pranë Dibrës së Madhe dhe Prespës, ku shitjet janë trefishuar. Diferencat e çmimeve mbeten faktori kryesor, me naftën që në Maqedoninë e Veriut tregtohet rreth 1.52 euro për litër, ndërsa në Shqipëri arrin rreth 2.1 euro.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka konfirmuar trendin e rritjes së konsumit, duke theksuar se vendi mbetet ndër më konkurruesit në rajon për çmimet e karburanteve.

Autoritetet maqedonase kanë ndërhyrë me masa fiskale, duke ulur TVSH-në dhe akcizat, çka ka ndikuar në stabilizimin e çmimeve dhe rritjen e kërkesës. Ndërkohë, në Shqipëri, çmimet më të larta kanë nxitur qytetarët të furnizohen përtej kufirit, duke zhvendosur një pjesë të ndjeshme të konsumit në vendet fqinje.



Të ndryshme
Më shumë
Berisha: Kreu i organizatës kriminale të George dhe Alex Soros në Shqipëri është Ramaduro! 4 September 2025
Forumi i Gruas në BDI: Gratë duhet të jenë pjesë e pandashme e vendimmarrjes12 October 2026
E vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin, rihapet rasti për italianin 56 vjeçar 10 September 2026