Nga Bota
27 April 2026
Vizita e Mbretit Charles në SHBA vijon mes masave të shtuara sigurie pas incidentit në Uashington

Pallati Buckingham ka konfirmuar se vizita shtetërore e Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla në Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë sipas planit, pavarësisht incidentit me armë të ndodhur në Uashington DC.

Në një deklaratë zyrtare, Pallati bëri të ditur se vendimi është marrë pas konsultimeve të shumta, duke theksuar se janë bërë vetëm ndryshime të vogla në agjendë për arsye sigurie. Ndërkohë, masat mbrojtëse për delegacionin mbretëror janë rritur ndjeshëm.

Incidenti ndodhi gjatë një eventi në kryeqytetin amerikan, ku një person i armatosur hapi zjarr, duke shkaktuar shqetësime për sigurinë e të pranishmëve, mes tyre edhe Donald Trump. Sipas autoriteteve, ai dhe të ftuarit e tjerë shpëtuan pa lëndime.

Pallati njoftoi se Mbreti kishte ndjerë “lehtësim të madh” pas lajmit për sigurinë e pjesëmarrësve dhe kishte shprehur solidaritet ndaj të prekurve nga ngjarja.

Autoritetet amerikane kanë garantuar se sistemi i sigurisë funksionon dhe se vizita do të zhvillohet pa pengesa.



Të ndryshme
Më shumë
Arjanit Hoxha i sigurt në fitoren e Bilall Kasamit në Tetovë24 September 2021
“Motra jote më e mirë se ti”, Dojna Mema revoltohet pas komentit që mori: “Injorancë”14 September 2020
Gostivari me gati 1.000 raste aktive me coronavirus 7 September 2021