Nga Rajoni
27 April 2026
Nis gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në GJKKO, kërkohet transmetim publik i seancave

Në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të hënë ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, së bashku me tre të pandehur të tjerë në të njëjtën dosje hetimore.

Meta përballet me akuza për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie, ndërsa ka kërkuar që seancat gjyqësore të transmetohen drejtpërdrejt për publikun, duke argumentuar nevojën për transparencë të plotë në proces.

Në një kërkesë drejtuar më herët gjykatës, ai ka theksuar se transparenca dhe llogaridhënia janë detyrim për çdo institucion dhe zyrtar publik.

Meta u arrestua më 21 tetor 2024 gjatë një operacioni të forcave speciale në Tiranë, ndërsa që nga ajo kohë nuk ka pasur dalje publike. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe pritet të përballet për herë të parë drejtpërdrejt me prokurorinë në sallën e gjyqit.



Të ndryshme
Më shumë
Solana: Maqedonia e Veriut shumë shpejtë do të nis bisedimet me BE-në13 August 2021
Blerant Ramadani uron kundër-kandidatin: I dëshiroj sukses në shërbim të komunës20 October 2025
Mickoski nuk paraqitet në Gjykatë për të dëshmuar për “27 Prillin”22 December 2020