Nga Vendi
27 April 2026
Hoxha fton Mexhitin në takim pas tensioneve dhe publikimeve në media

Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, ka ftuar në një takim përfaqësuesin e VLEN, Izet Mexhiti, takim që pritet të zhvillohet sot në orën 14:00.

Takimi vjen pas një vale reagimesh në media dhe debateve publike që kanë përfshirë diplomacinë shqiptare në rajon, pas publikimit të disa materialeve të pretenduara nga rrjete komunikimi private.

Në këto publikime janë përfshirë edhe akuza lidhur me një komunikim të supozuar mes ambasadorit shqiptar në Maqedonia e Veriut, Denion Meidani, dhe zyrtarëve të tjerë, si dhe një mesazh i atribuuar ministrit Hoxha, i cili është bërë pjesë e debatit publik.

Sipas raportimeve mediatike, këto materiale kanë shkaktuar reagime të shumta politike dhe kërkesa për sqarime, ndërsa takimi i sotëm shihet si një përpjekje për ulje tensionesh dhe sqarim të pozicioneve.

Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
A dëshiron Ali Ahmeti të bëhet President i Maqedonisë së Veriut? Ja si përgjigjet kreu i BDI-së25 October 2021
OKB flet për “pandeminë e ardhshme që nuk do të ketë vaksinë”21 June 2021
Taravari takon kryesinë e ASH-së në Shuto Orizarë: Fokus në sfidat lokale dhe përforcimin e strukturave31 May 2025