Nga Vendi
29 April 2026
Biljana Angelova siguron mandatin e dytë në krye të UKIM në Shkup

Prof. Dr. Biljana Angelova është rizgjedhur në krye të Universiteti Shën Qirili dhe Metodi, duke siguruar një mandat të ri drejtues pas procesit zgjedhor të zhvilluar brenda institucionit.

Sipas të dhënave zyrtare, stafi akademik dhe shkencor votoi me votim të fshehtë mes dy kandidatëve, ku përballë Angelovës ishte edhe Darko Danev. Në përfundim të procesit, Angelova mori 2.924 pikë, ndërsa kundërkandidati i saj 2.675 pikë.

Zgjedhjet u zhvilluan gjatë ditës në të gjitha njësitë e universitetit, ndërsa rezultati përfundimtar u konfirmua në procesverbalin zyrtar të komisionit zgjedhor.

Mandati i dytë i Angelovës në krye të universitetit do të nisë më 16 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 15 shtator 2029.



Të ndryshme
Më shumë
Teuta Arifi e bën gjelbërt me balona Tetovën27 September 2021
Shqipëria në alarm, SHBA paralajmëron për kërcënime nga Irani 2 April 2026
Hoxha konfirmon kandidaturat e Kasamit dhe Zendelit për zgjedhjet lokale25 August 2021